Biberaj: Hapja e Partisë Demokratike, reale dhe konkrete, 300 personalitete kandidatë për deputet
I ftuar në Arena nga Dritan Hila, ish-ambasadori Aleksandër Biberaj u shpreh se Basha gjatë verës ka bërë një selektim të 300 personaliteteve që do të jenë kandidatë për deputet.
Sipas Biberajt, kandidaturat do të miratohen nga Kryesia dhe Këshill Kombëtar, si dhe shtoi se kandidatët janë cilësorë dhe të mirë.
Biberaj: Hapje reale dhe konkrete e Partisë Demokratike. Basha gjatë verës ka bërë një selektim të 300 personaliteteve që do të jenë kandidatë për deputet. Kandidaturat do të miratohen nga Kryesia dhe Këshill Kombëtar.
Kandidatët janë cilësorë dhe të mirë. Mark Marku është intelektual, ka qenë kritik me Partinë Demokratike dhe është një përzgjedhje e mirë e Bashës, dhe nuk cenon punën e Komisionit.