Biberaj: Kulmi i hipokrizisë, Edi Rama shkon për show në vendin e krimit!

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj e cilëson si hipokrizi të kryeministrit Edi Rama vizitën që ai zhvilloi mesditën e sotme në shtëpinë e Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u ekzekutua nga policia në orët e para të së martës se nuk kishte zbatuar orën policore të vendosur në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes rrjeteve sociale, Biberaj shprehet se Edi Rama shkoi për shoë në vendin e krimit, duke theksuar si Kulmin e hipokrizisë, që, sipas tij, “Të vret natën dhe të qan ditën, siç bënë komunistët për 50 vjet.

“Të dashur miq, ndodhi ajo që edhe pritej! I sapo kthyer nga pazaret dhe lobingjet personale në SHBA, Edi Rama ka nxituar të shkojë tek vendi i krimit, ku para 48 orësh, policia e inkriminuar e tij, e frymëzuar nga arroganca, prepotenca, ç’ekuilibrimi dhe dhuna verbale e tij ndaj qytetarëve shqiptarë, dhunoi dhe vrau 25 vjeçarin Klodjan Rasha në derën e shtëpisë së tij. Akoma deri tani asnjë autoritet publik nuk ka kërkuar falje për këtë krim shtetëror, ndërkohë që policia e shtetit ka gënjyer dhe mashtruar me deklaratat e saj fallco. Kjo vizitë është show i radhës i iniciuesit, frymëzuesit dhe sponsorizuesit të çdo akti dhune të segmenteve të inkriminuara shtetërore ndaj qytetarëve shqiptare! Fundi i Edi Ramës është i shpejtë dhe i pashmangshëm!”, shprehet ish-ligjvënësi demokrat Aleksandër Biberaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

EDI RAMA SHKON PER SHOW NE VENDIN E KRIMIT! Kulmi i hipokrizise: Te vret naten dhe te qan diten sic bene komunistet per…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pubblicato da Aleksander Biberaj su Giovedì 10 dicembre 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?