Biberaj: Qeveria e Ramës modeli më negativ që ka pasur Shqipëria, ndërkombëtarët e dinë shumë mirë

Komisioni i Venecias foli qartë dhe pa nota diplomatike për ndryshimet kushtetuese . “Qeverisja aktuale është nxituar dhe kemi shkelje të demokracisë. Rama bëri ndryshimet sepse mendon se me artifica të tilla të shkojë drejt mandatit të tretë por që shancet dhe mundësitë I ka zero” beson Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në një Intervistë për Ora Neës.

Ndërkohë opozita ka ndezur motorët për zgjedhje dhe Biberaj shprehet i bindur se psa 25 prillit Rama do të dalë në opozitë.

Aleksandër Biberaj për Ora News: “Ne po bëhemi gati për zgjedhje, do futemi dhe  do fitojmë zgjedhjet dhe kryeministri do të dalë në opozitë dhe do të përballet me sistemin e drejtësisë.  Çfarë i ka bërë Rilindja dhe sekti i Rilindjes nuk do ia kishte bërë as pushtuesi antishqiptar. Se edhe një vend kur të pushton do të ketë një arsim të mirë apo sistem shëndetësor të mirë por si e ka katandisur qeverisja e Ramës është e paimagjinueshme.

Me rezerva Biberaj flet dhe për pozicionin e ndërkombëtarëve.

Aleksandër Biberaj për Ora News:  Qeveria kastile e shkatërroi Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë nën petkun e vetingut u shkatërruan.  Dhe gjykatat e tjera janë me gjysmë kapacitet. Fatkeqësisht rezultoi se vetingu ishte një reform e mirëfilltë politike në mënyrë që kryeministri të fuste të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontroll dhe sot e ka nën kontroll.

Ai e ka në dorë të krijojë Gjykatën Kushtetuese, por nuk do ta bëjë se ka disa çështje shumë të rëndësishme që presin për t’u shqyrtuar si dekreti i presidentit për zgjedhjet vendore 2019.

 Nuk dua të bëj me përgjegjësi faktorin ndërkombëtar se përgjegjësia është e jona, por mendoj se qëndrimet e tyre kanë qenë të buta ndonëse të ekuilibruara. Faktori ndërkombëtar duhet të kishte qenë shumë më radikal sidomos në raport me Gjykatën Kushtetuese. A imagjinohet SHBA pa gjykatë të Lartë? Apo Britania? Fatkeqësisht ndërkombëtarët punojnë me dy standarde.  

Biberaj nënvizon detyrën e rëndësishme që ka opozita për të rrëzuar atë që e quan klikë.

Aleksandër Biberaj për Ora News:  Kjo qeverisje vetëm ka përkeqësuar situatën brenda vendit por dhe ato ndërkombëtare. Çdo ditë kemi raporte ndërkombëtare që e nxijnë Shqipërinë siç e ka nxirë kryeministri. Nuk ka asnjë fjalë pozitive.  Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ka vetëm propagandë. Është situatë e paimagjinueshme. Ky është modeli më negative që ka pasur  Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve dhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë. Kudo që të shkelësh zi e më zi po shkon kjo punë. Detyra jonë si opozitë është të rrëzojmë këtë klikë. Ky nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë”

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së nënvizon se detyra e opozitës është të rrëzojë qeverinë Rama të cilën e shikon si një ndër modelet më negative që Shqipëria ka pasur në 30 vitet e fundit.

Në një intervistë për Ora News, Biberaj thotë se Rama nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë.

Aleksandër Biberaj për Ora News Kjo qeverisje vetëm ka përkeqësuar situatën brenda vendit por dhe ato ndërkombëtare. Çdo ditë kemi raporte ndërkombëtare që e nxijnë Shqipërinë siç e ka nxirë kryeministri. Nuk ka asnjë fjalë pozitive.  Shqipëria është bërë si Kolumbia e Europës. Ka vetëm propagandë. Është situatë e paimagjinueshme. Ky është modeli më negative që ka pasur  Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve dhe ndërkombëtarët e dinë shumë mirë. Kudo që të shkelësh zi e më zi po shkon kjo punë. Detyra jonë si opozitë është të rrëzojmë këtë klikë. Ky nuk duhet të qëndronte në pushtet as 24 orë”

“Po të shikosh reagimin e kryeministrit është jashtë kontrollit, Rama me çetën e tij të qeverisjes janë bërë si “qentë e Pavllovit” u mungojnë edhe reflekset.  Komplet jashtë kontrollit. E kuptoj reagimin e tij. Më mirë se kushdo e di vetë Edi Rama se pushtetin e ka të humbur por ka frikën përballjes së sistemit të drejtësisë, por ai nuk ka për ti shpëtuar.  Çështja e medias është shumë delikate. Rama po kopjon Enver Hoxhën por në kushte të tjera. Po të shikosh edhe stilin e qeverisjes së tij edhe modelin e zgjedhjeve, gjithçka është model i vjetër që shqiptarët do ta refuzojnë më 25 prill. Pa asnjë lloj diskutimi.”

Biberaj i bën thirrje qytetarëve të ndërgjegjësohen për të rrëzuar me votë këtë qeverisje e cila sipas tij po e çon Shqipërinë keq edhe më keq.

Aleksandër Biberaj për Ora News“Këtu kanë rënë dy kolonat bazë, parlamentin e ka në duart e veta, qeverisjen po, sistemin e drejtësisë, dhe median e ka në duart e veta, sepse influence dhe presioni i tij është i jashtëzakonshëm.

Është detyrë intelektuale e patriotike e çdo qytetari të përmbysë këtë regjim.  Shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

SHKARKO APP