Biberaj: Rama është koka e krimit në polici, nuk e shpëton dot dorëheqja e urdhëruar e ushtarit Lleshaj

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj se Edi Rama si dhelpra këputi bishtin Sandër Lleshaj për të shpëtuar lëkurën e vet!

Ai shprehet se Edi Rama është koka e krimit në Shqipëri dhe shkaku i vrasjes së Klodjan Rashës që, siç thotë ai, duhet rrëzuar me çdo mjet nga pushteti i tij kriminal!

Ish-deputeti i PD-së deklaron se Edi Ramën nuk e shpëton dot dorëheqja e urdhëruar e ushtarit Lleshaj!

“Ajo që ishte parashikuar ndodhi! Dorëheqja e parevokueshme e shërbëtorit të krimit dhe mafies, e sahan-lëpirësit dhe servilit të Edi Ramës ushtarit Sandër Lleshaj me urdhër të Edi Ramës. Edi Rama për të shpëtuar lëkurën e vet e bëri si dhelpra që këputi bishtin Sandër Lleshaj për të shpëtuar veten dhe pushtetin e tij kriminal, por nuk ka shpëtim, pasi e ka mbushur dhe stërmbushur kupën. Tani e ka radhën populli për t’i treguar vendin këtij antipopullori dhe antishqiptari hajdut ordiner, këtij megallomani, që ka marrë peng të tashmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Stop Edi Rama! Koha që të largohesh me hir ose me pahir! Është koha e popullit!”, shprehet Aleksandër Biberaj.

SHKARKO APP