Biberaj: Rama, mallkimi më i madh i shqiptarëve i pas viteve 1990, rrëzimi i tij është mision patriotik

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj teksa i referohet datës 8 nëntor të vitit 1941, që njihet dhe si dita e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, shprehet se ajo është dita më e zezë në historinë e kombit shqiptar.  Përmes rrjeteve sociale, Biberaj thekson se themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë nga emisarët jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, i dhanë pushtetin monstrës Enver Hoxha!

E këtë kontekst, ai shprehet se Edi Rama është pasardhës besnik, por i shpërfytyruar i Enver Hoxhës dhe bllokut komunist si mallkimi më i madh i shqiptarëve i pas viteve 1990!

Ndaj, thotë ish-ligjvënësi demokrat, rrëzimi i tij nga pushteti është domosdoshmëri mbarë-kombëtare dhe njëkohësisht dhe mision patriotik.

Reagimi i Biberajt

Të dashur miq,

Qytetarët shqiptarë, të mbytur nga hallet e shumta, por edhe e eklipsuar nga zgjedhja e Presidentit të SHBA-së, data 8 Nëntor kaloi pa u vënë re pothuajse nga askush. Natyrisht, është thjesht një datë në kalendar, por ajo natë e zezë e 8 Nëntorit 1941, kur në një shtëpi tiranse, në ilegalitet të plotë, afër “Selvisë” do të themelohej nga 15 komunistë shqiptarë Partia Komuniste e Shqipërisë, me iniciativën dhe nën lidershipin e emisarëve jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, të cilët i’a dhanë drejtimin e PKSH-së në mënyrë të pamerituar një aventurieri të pa-shkolluar si Enver Hoxha. Kjo datë do të shënonte edhe fillimin e një fatkeqësie kombëtare, e cila vazhdoi për rreth pesë dekada me pushtetin diktatorial komunist, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite!

Pasi pasoja më e madhe, më e tmerrshme e ideologjisë/filozofisë komuniste do të ishte shkatërrimi i njeriut, transformimi, tjetërsimi dhe mutacioni shpirtëror, psikologjik, moral dhe social-shoqëror i shqiptarit. Pasoja e dytë e tmerrshme e kësaj date ka të bëjë me faktin se që nga 8 Nëntori 1941, fatkeqësisht, politika e majtë u lidh pazgjidhshmërisht dhe përjetësisht me krimin, duke e shndërruar PKSH-në në një bandë terroriste, siç do ta pranonte edhe vetë Enver Hoxha në Pleniumin e Beratit të Tetorit 1944.

Pasoja e tretë ka të bëjë me shkatërrimin që i bëri komunizmi besimit fetar, shkatërrimi/ tjetërsimi/vjedhja/masakrimi i pronave, shkatërimi i familjes, pasoja këto që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Fatkeqësisht edhe sot kemi në pushtet trashëgimtarët më besnikë të 200 “petritëve” të 8 Nëntorit 1941 të drejtuar nga Edi Rama, një kopje e deformuar, një karikature politike e Enver Hoxhës. Komunizmi iu shkatërroi shqiptarëve ekonominë dhe pronën, mentalitetin dhe psikologjinë, sensin dhe përgjegjësinë e shtet-formimit, duke e zëvendësuar shtetin me tribalizmin, drejtësinë me padrejtësinë, si dhe duke motivuar bindjen e verbër të individit ndaj shtetit, me mentalitetin që shteti diktatorial/policor qëndron mbi individin dhe shoqërinë. Mbetet detyre patriotike, por edhe mision civil dhe qytetar largimi i këtij modeli autokrat që punon kundër interesave të kombit! Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe e shpëtoftë nga pasojat 80-vjeçare shkatërruese të komunizmit si ideologji, filozofi, mentalitet, psikologji, por edhe si mënyrë shkatërrimtare të ndërtimit të shtetit tribal kokë e këmbë nën kontrollin dhe shërbimin e bandave!

SHKARKO APP