Biberaj thirrje të fortë shqiptarëve: Protesta-protesta-protesta, deri në rrëzimin e Tiranisë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj duke marrë shkas nga protesta e sotme në Tiranë, ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për 25 vjeçarin Klodian Rasha, që u vra mëngjesin e djeshëm nga policia, i bën thirrje shqiptarëve që të mos heqin dorë nga protestat deri në rrëzimin e plotë të tiranisë së vendosur nga Edi Rama dhe sektit të tij të rilindjes.

Përmes rrjeteve sociale, Biberaj deklaron se Shqipëria po zgjohet, shoqëria civile dhe qytetarët po ndërgjegjësohen se çfarë bande kriminale kemi sot në pushtet.

“Të dashur qytetarë, Shqiperia po zgjohet, shoqëria civile dhe qytetarët po ndërgjegjësohen se çfarë bande kriminale kemi sot në pushtet. Dje vranë një djalë 25-vjeçar të pafajshëm, nesër e kemi radhën ne të gjithë, një nga një, dhe të gjithë bashkë, prandaj duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe të rrëzojmë me çdo kusht, çmim dhe mjet këtë klikë kriminale që s’meriton të rrijë asnjë sekondë më gjatë në pushtet. Asnjë nga kriminelët në pushtet akoma nuk ka dhënë dorëheqje dhe askush s’ka kërkuar as falje!

Kjo është fytyra e shpërfytyruar e qeverisjes së rilindjes një sekt/monstër politiko-qeverisëse që po e shkatërron kombin tonë sistematikisht. Duhet rrëzuar sa nuk është tepër vonë dhe sa ka akoma shpresë se ky vend edhe mund të bëhet! Zoti na bekoftë dhe ndihmoftë në misionin tonë mbarëkombëtar fisnik dhe patriotik!”, deklaron ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj.

PROTESTA PROTESTA PROTESTA DERI NE RREZIMIN E TIRANISE!
Te dashur qytetare,
Shqiperia po zgjohet, shoqeria civile dhe…

Pubblicato da Aleksander Biberaj su Mercoledì 9 dicembre 2020

SHKARKO APP