Biden jep deklaratën e fortë pas takimit me Putin: Do të ngremë zërin për raste si të Navalnyt
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Gjenevë të Zvicrës, se agjenda e tij nuk është kundër Rusisë, por për popullin amerikan.
Biden theksoi se i ka bërë të qartë Putinit se do të mbrojë “vlerat demokratike, pasi është në ADN-në e vendit tim”.
“Si mund të jem President i Amerikës dhe mos të flas për dhunimin e të drejtave të njeriut? Prandaj do të ngremë zërin për raste si të Alexey Navalnit sepse këta jemi ne. E ngrita çështjen edhe të dy amerikanëve të burgosur gabimisht. I thashë Putinit që duhet të vendosim disa rregulla bazike që t’i ndjekim në lidhje me të drejtat e njeriut”.