Biden në krye të SHBA, Shehu tregon sfidat që e presin: Trump ndau Amerikën

Joe Biden u betua zyrtarisht si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas betimit, mbajti një fjalim para popullit amerikan, ndërsa theksin e tij e vuri tek bashkimi dhe uniteti. Drejtuesi i Institutit të Komunikimit “Medius”, Redi Shehu komentoi mesazhet që u përcollën nga fjalimi i sotëm i Joe Biden. Sipas tij, sfida kryesore e Joe Biden është rikthimi i unitetit mes qytetarëve të SHBA-së.

”Po të shohësh fjalim e Biden, mesazhi i tij kryesor kishte të bënte me bashkim. Amerika faktikisht është e ndarë. Ishte një fjalim, siç zakonisht ka kriza dalin fjalime të mira. Sot emergjente SHBA kanë unitetin dhe ai e përmendi disa herë këtë gjë. Thelbi dhe sfida kryesore i Joe Biden është rikthimi i unitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai për ”Euronews”.

Nga ana tjetër, ai shtoi se veprimet e dhunshëm në Capitol Hill kanë qenë të nxitura direkt apo indirekt nga gjuha që përdori ish-presidenti Donald Trump. Për të, ish-presidenti dështoi me planin për të bërë Amerikën sërish të madhe. ”Në fjalim e parë, para se turma të futej në Capitol Hill, Trump ka përdorur rreth 20 herë fjalën “luftë”. Trump nuk e bëri Amerikën të madhe, por të vetme”.

SHKARKO APP