Biden në Ukrainë për 1 vjetorin e luftës, Zelensky: U bëftë 2023, viti i fitores

Në 1 vjetorin e luftës ruse në Ukrainë, në Ukrainë ka mbërritur Presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Presidenti i Ukrainës, Zelensky në një konferencë të përbashkët me Biden në Kiev, tha se shpreson që viti 2023 të bëhet viti i fitores.

“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme dhe të rëndësishme. Shpresojmë që ky vit 2023 të bëhet një vit fitoresh”, shtoi ai, duke lavdëruar “vizionin e përbashkët të përbashkët nga të dy kombet”,-u shpreh Zelensky.

Sipas Sky News, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës po diskutojnë furnizimin e armëve me rreze të gjatë dhe një paketë të re ndihme ushtarake. Sipas Zelensky, mbështetja ushtarake e premtuar nga Biden do të arrijë në 500 milionë dollarë, ndërsa më shumë detaje do të bëhen të ditura të martën.

SHBA-të kanë qenë ndër aleatët kryesore të Ukrainës që prej nisjes së luftës. Sasi të mëdha ndihmash ushtarake dhe humanitare janë dërguar drejt Kievit për të përballur agresionin rus. I gjithë qarkullimi i mjeteve është bllokuar në Kiev, për të garantuar sigurinë e “mikut” të rëndësishëm amerikan.

SHKARKO APP