Biden vetëm 6 vota elektorale larg fitores, udhëheq me 253 vota kundrejt Presidentit Trump me 213

Joe Biden është vetëm 6 vota elektorale larg fitores së madhe si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Biden ka shkuar në 253 vota elektorale, ndërsaTrump ka mbetur në 213, raporton media e madhe amerikane CNN.

Numërimi vijon në disa shtete dhe duket se do të pritet edhe disa ditë në rast se një prej kandidatëve nuk plotëson kuotën e 270 votave elektorale që e shpallin fituesin.

Shtetet ku po luhet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada. Në katër të parat kryeson Trump ndërsa tek e fundit Biden.

Këto do të mbahen mend ndër zgjedhjet më të debatuara dhe të kontestuara në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikë. Fill pas nisjes së numërimit të votave Presidenti Trump deklaroi se ”zgjedhjet po vidhen”.

Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplotë”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Pikërisht akuzat filluan për votën me postë, që pritej të favorizonte demokratët, kurse Trump kishte rezerva për të pasi e konsideronte si jo të sigurt. Gjithsesi Trump-i ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to në rast se ndodh.

SHKARKO APP