Bido debat me ish-zëdhënësin e Belerit: Ti që flet për pronat e grekëve në Himarë, të paktën të të kenë financuar mirë

Vendimi për lënien e Fredi Belerit në burg është shtruar në tryezën e debatit mbrëmjen e sotme në Top Story”. Gjatë diskutimi, ka pasur një përplasje në debat mes Skerdjan Dhuli, ish-zëdhënës i Belerit dhe studiuesit Ardit Bido.

Bido: Helenizmi nuk është problemi, ka problemin fjala vorioepirotas. Në të njëjtin status të Belerit, ai flet që Rama ‘më ka futur mua në burg se do të vjedhë pronat e grekëve në Himarë’, dhe jo pronat e shqiptarëve. Është një vjedhës votash, është përdhosës i simboleve shqiptare, është kapur me armët e masakrës së Peshkëpisë. Problemi këtu është se ne kemi pasur katër vjet kryetare bashkie në Shkodër një kryetare që nuk ishte zgjedhur dhe asnjë nuk tha se u bë nami i zi. E tillë është sërish situata. Nëse ne diskutojmë që do kandidojë Petro Beleri, është irredentizëm i pastër.

Dhuli: Si mund ta marrësh seriozisht? Një djalë 27 vjeç që nuk i ka borxh askush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bido: Nuk të ndërpreva, nuk është se ti po thoje diçka të zgjuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhuli: Do vish të qash prapë këtu ti, se do ta mundim Ramën, pastaj e di vetë ti ku shkon ankohesh.

Bido: Qetësohu djalë, po të them edhe një herë, nuk e kam shef, Ramën ta mundë kur të dojë PD.

Dhuli: E kupton ku është katandisur Rama sa nxjerr ca si ty.

Bido: Ti ke punuar me Fredi Belerin dhe s’ke lidhje me PD, i ke sharë. Ti vetë, që flet për grekët e Himarës të kanë dhënë teza të gabuara. Të paktën të të kenë financuar mirë se gjynah.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?