Bie aksidentalisht në ujë teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari! Forcat RENEA në kërkim të trupit
Këtë të dielë një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Buna në Shkodër dhe është mbytur.
Policia njofton se rreth orës 11:55, teksa po peshkonte në bregun e lumit Buna, 65-vjeçari H.S, banues në Mitrovicë, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me palumbarët e Repartit “RENEA”.