Bie akuza ndaj deputetit Astrit Veliaj, për ndërtim pa leje

Gjykata e Lartë pushon gjykimin për akuzën e ndërtimit pa leje për deputetin e opozitës, Astrit Veliaj.

Deputeti, pronar i Universitetit Albanian University, është çliruar nga akuza e ndërtimit pa leje, pasi nuk shihet e ligjshme për t’u ndjekur, pas amnistisë me ligj që hyri në fuqi në muajin gusht 2015. Veliaj tani do të gjykohet vetëm për akuzën e shkatërrimit të pronës.

Vendimin e mori sot trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Edmond Islamaj. Sipas prokurorit Altin Binaj akuza e ndërtimit pa leje është amnistuar nga ligji i kaluar pak muaj më parë në Parlament. Deputeti Veliaj u procedua nga prokuroria një vit më parë për një ndërtim të kryer në qytetin e Fierit.

SHKARKO APP