Bie akuza për grup të strukturuar kriminal, GJKKO jep vendimin për 8 anëtarët e dosjes “339”

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar gjykimin për një pjesë të dosjes, 339/3, ku ka dhënë vendimin për 8 persona, përfshirë dhe kampionin e mundjes Elis Guri.

Këta persona janë shpallur fajtor për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kríminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Per shkak te gjykimit te shkurtuar me heret te pandehurve do ti ulet nje e treta e denimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te pandehurit jane denuar perkatesisht:

  1. Ramadan Dushaj me 9 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite bùrgim.
  2. Rezart Cacani me 9 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite bùrgim.
  3. Neritan Saraçi me 7 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite bùrgim.
  4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite bùrgim.
  5. Vilson Noka me 14 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite bùrgim.
  6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite bùrgim.
  7. Luan Boça me 7 vite bùrgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite bùrgim.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se në këtë gjykim edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikeve me 7 vite bùrgim, ku në aplikim teë gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj bùrgim.

I kontaktuar mbrojtësi i Gurit Av. Arbër Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur ne ligj dhe në prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet ne Gjykatën e Posacme të Apelit ku do të kërkojne deklarimin e pafajshem të të mbrojturit prej tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?