Bie detyrimi për vaksinim, kushti i vetëm për studentët është maska

Dy javë nga nisja e vitit të ri akademik, mbajtja e maskës është kushti që studentët të mund të ndjekin fizikisht procesin mësimor në auditorë. Bie detyrimi për vaksinimin.

Shumë zhurmë për asgjë, shprehet studentët, mbi qëndrimet e institucioneve të shëndetësisë, apo politikës lidhur me detyrimin për të qenë të vaksinuar për të mundur të ndjekur procesin fizik mësimor në auditorë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tha se pasja e një certifikate vaksinimi apo të tjera dokumenteve që konfirmojnë mosinfektimin nga Covid-19 nuk janë kusht detyrues për praninë fizike të studentëve në auditorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?