Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektriçisti në Dibër
Aktualitet E Enjte, 24 Shtator 2020 15:58
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dirbër. Një elektriçist ka humbur jetën, pas kontaktit me rrymën elektrike.
Viktima është identifikuar si Ymer Lleshi. Ai është gjetur në mesditë, rreth orës 14:10 në fshatin Hotesh nga banorët e zonës pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.