Bie në kontakt me energjinë në kabinën elektrike, në gjendje të rëndë 55-vjeçari
Një 55-vjeçar është shoqëruar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Lezhës, pas kontaktit me energjinë elektrike, në një kabinë.
Mësohet se kabina ku ka rënë në kontakt me energjinë 55-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Kabinat elektrike të amortizuara janë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë familje në Lezhë.
KOHA JONË SONDAZH

