Bie në kontakt me rrymën elektrike, elektricisti humb jetën në Mirditë
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 19:03
Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Sheshaj të Mirditës pasi ra në kontakt me rrymën elektrike kur po punonte për shtrimin e kabllorit. Viktima është Aurel Dedaj, banues në Prosek të Mirditës.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në komisariat administratori i kompanisë, shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rrëshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

