Bie në kontakt me rrymën elektrike, humbet jetën 58-vjeçari në Mirditë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, ku një person i identifikuar si Gj.P. 58-vjeç ka humbur jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 15:45, në Ndërfane të Mirditës.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

