Bie në kontakt me rrymën, humb jetën i riu
Një person ka humbur jetë pak minuta më parë në zonën e Thethit. një i ri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në rrethana ende të paqarta duke humbur jetën.
Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është një i ri 23-vjeçar.
I riu kishte qenë duke shkarkuar tulla nga një automjet, në momentin që ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë, duke humbur për pasojë jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

