Bie në pranga fallxhorja, i vodhi klientes para dhe bizhuteri në Shijak

Arrestohet fallxhorja, i vodhi 60-vjeçares 80 mijë lekë dhe bizhuteritë

Policia e Durrësit njoftoi se ra në pranga nja fallxhore e cila me ane të mashtrimit i ka vjedhur një shtetaseje 80 000 lekë, si dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 000 lekë.

Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, u  arrestua në flagrancë Mimoza Dajlani, 43 vjeçe, banuese në Krujë (fallxhore).

Kjo pasi ajo ka vjedhur me anë të mashtrimit banesën e shtetases H.G. 60 vjeçe, banues në Shijak rreth 80 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 000 lekë, teksa pretendonte se mund të zbulonte se cili do të ishte fati i saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme përveprën penale”Mashtrimi”.

SHKARKO APP