Bie nga autobusi 22-vjeçarja, arrestohet shoferi në Durrës

Një vajzë 22-vjeçare ka rënë nga dera e autobusit. Ngjarja ka ndodhur te “Ura e Dajlanit” në Durrës.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se vajza është dërguar për ndihmë në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa u prangos shoferi ia autobusit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 10. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., vjeç 53, banues në Durrës, pasi rreth orës 08:30, në lagjen nr. 13, te “Ura e Dajlanit”, në Durrës, duke drejtuar mjetin autobus, është rrëzuar nga dera e autobusit  shtetasja B. G., vjeçe 22, banuese në Durrës, e cila  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?