Bie nga ballkoni i katit të 7-të, vdes në vend i moshuari
Aktualitet E Shtunë, 5 Tetor 2019 10:19
Një 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier në lagjen Konferenca e Pezës.
60 vjeçari i identifikuar Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i banesës ku banonte në katin e shtatë, e për pasojë ka humbur jetën në vend.
Njarja ka ndodhur në orën 09:15, dhe dyshohet se ka qenë aksidentale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Viktima mësohet se jetonte me bashkëshorten dhe ishte sekretari i Kryqit të Kuq në Fier.