Bie nga kati i 3 i banesës, ndërron jetë 58-vjeçari në Lushnje
Aktualitet E Premte, 25 Qershor 2021 11:38
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Lushnje. Një 58-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i banesës dhe ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.