Bie nga kati i dytë një moshuar në Durrës, dyshohet se ishte i dehur

Pija e tepërt i ka kushtuar jetën një 70-vjeçari në qytetin e Durrës, teksa ky i fundit është hedhur nga banesa e tij. Policia në njoftimin paraprak raporton se i moshuari ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, pasi ka qenë nën efektet e alkoolit.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?