Bie nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë, ndërron jetë punëtori nga Bosnjë-Hercegovina
Aktualitet E Shtunë, 31 Maj 2025 18:56
Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë.
“Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë)
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

