Bie nga lartësia, humb jetën bariu në Maliq

Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.

Sipas Policisë 66-vjeçari me iniciale K. Q., u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisariati i Policisë Maliq

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 07. 08. 20 18, në vendin e quajtur “Gropa e Madhe” në fshatin Qënckë, shtetasi K. Q., vjeç 66, duke kullotur bagëtitë, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi humnere, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?