Bie nga lartësia teksa punonte ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë
Aktualitet E Diel, 21 Maj 2023 09:36
Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në pallatin ku po punonte në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

