Bie nga pallati, humb jetën punëtori i ndërtimit në Elbasan
të Elbasanit, kur Haki Lica, 50 vjeç, ishte në një ditë të zakonshme pune por ra nga kati i 6-të i pallatit, duke pësuar dëmtime të rënda. Ai u dërgua menjëherë për në spital, por nuk mundi te mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, nëse ka qenë një pakujdesi e viktimës, humbje kontrolli, apo kushtet e sigurisë teknike kanë qenë të dobëta. Mbi këto pista po heton policia. Ndërkohë, paraprakisht dyshohet për një pakujdesi nga ana e 50-vjeçarit.