Bie nga skela teksa punonte, humb jetën shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Një 50-vjeçar në qytetin e Udine, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa ka rënë nga skela.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (21 gusht), në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.

Mësohet se ai kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese, shkruan Udine Today.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP