Bie nga tarraca, 8-vjeçari nga Mallakastra dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mallakastër, ku një fëmijë 8 vjeç ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij.
Incidenti ndodhi në fshatin Bejar, rreth orës 15:00. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.N. Vogëlushi pasi u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit, do dërgohet në Tiranë për mjekim të specializuar.
Informacion paraprak
Në datën 06.06.2018, rreth orës 15:00, në fshatin Bejar, Mallakastër, duke luajtur në taracën e shtëpisë dy katshe, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi G.N, 8 vjeç.
Fëmija i mitur është sjellë në Spitalin Rajonal Fier por për mjekim më të specializuar do dërgohet në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

