Bie nga ura teksa lëvizte me motor, humb jetën qytetari në Pukë

Vijojnë aksidentet rrugore me pasoja në jetë njerëzish.

Më i fundit është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Dedaj të Pukës.

Një person, që po lëvizte me motorçikletë ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka rënë nga ura duke humbur edhe jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç mëson Ora News, viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale L.M.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajm në përditësim…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?