Bie numri i aksidenteve rrugore, por ka më shumë viktima se një vit më parë
Numri i aksidenteve në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar rënie të ndjeshme. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në qershor të 2019 janë regjistruar 131 aksidente rrugore nga 142 të ndodhura në qershor 2018.
Në pothuajse të gjitha rastet, konkretisht 91,6 % fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, ku grup mosha më e prekur është 25 – 35 vjeç. Megjithatë, ajo që vihet re është se pavarësisht se ka pasur një rënie të numrit të aksidenteve, numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë se në vit më parë.
Numri i aksidenteve në muajin qershor
2019-131 aksidente rrugore
2018- 142 aksidente
Numri i aksidenteve në gjashtë mujorin i parë
2019- 714 aksidente rrugore
2018- 801 aksidente rrugore
Numri i të aksidentuarve në muajin qershor
2019- 187 persona
2018- 217 persona
Numri i të aksidentuarve në gjashtë mujorin i parë
2019-960 të aksidentuar
2018- 1069 të aksidentuar
Numri i personave të vdekur në muajin qershor
2019-26 persona
2018- 20 persona
Numri i personave të vdekur në gjashtë mujorin i parë
2019-102 persona
2018- 98 persona
Shkaqet
Në qershor 2019, aksidentet rrugore, në 91,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 36,1 %, krahasuar me një vit më parë.
KOHA JONË SONDAZH

