Bie propaganda për kanabisin, pezullon shefa komisariati dhe policë
“Ne synojmë që brenda muajit qershor, përpjekja e Policisë së Shtetit me kanabisin të mbyllet”. Kështu u shpreh më 9 qershor të këtij viti, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa i la porosi të prerë drejtuesve qendrorë e vendorë të Policisë. Nëse qershori iku me vapën e gushtit, tokat me kanabis janë të tejmbushura dhe puna e kërkuar nga ministri nuk është mbyllur.
Pezullohen nga detyra pesë punonjës policie në qarkun e Beratit, për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit. Të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.
Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore. Që nga fillimi i vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit.