“Bie” qershori dhe Vetting-u në Policinë e Shtetit

Vetting-u në Policinë e Shtetit ishte planifikuar të mbyllej në muajin qershor por procesi do të shtyhet pa afat. Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvend kërkesën që shtyn pa afat vlerësimin për 300 gradat madhore në polici.

Pandemia Covid bllokoi punën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ritëm që nisi të bie që nga tërmeti i nëntorit kur puna u ndal pas dëmtimit të zyrave të komisionit.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për vettingun miratuar 2 vite më parë, i japin mundësi dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të nisë procesin e vlerësimit për gradat e ulëta më saktësisht për rreth 13 mijë efektivë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Aktualisht në sitën e vettingut kanë kaluar rreth 10 % e subjekteve, 20 nga 300 drejtues, pjesa më e madhe e të cilëve janë konfirmuar në detyrë ndonëse janë konstatuar me probleme në 3 kriteret e vlerësimit, pasurinë ,aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

SHKARKO APP