Bie skela e një pallati në Tiranë, plagosen babai më të bijën teksa kalonin rrugën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në kryeqytet, ku ka rënë një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim.

Sipas informacioneve të para, mësohet se janë dëmtuar dy kalimtarë, një burrë me vajzën e tij që po kalonin rrugën.

Nuk dihet ende se si është gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa raportohet se babë e bijë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

SHKARKO APP