Bie suvaja në shkollë, dëmtohet lehtë mësuesja

Në orën e parë të mësimit në shkollën “Osman Myderizi” në njërën nga klasat e shkollës është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani, duke dëmtuar lehtë mësuesen.

Incidenti ka ndodhur në katin e tretë të shkollës. Ministria e Arsimit sqaron se menjëherë pas kësaj, drejtorja e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së nëntë për të marrë mjekimin e duhur.

Raportohet se asnjë nga nxënësit që ndodheshin në klasë nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërmarrja Nr.3 e Bashkisë ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?