Bie tërmet në Shqipëri, ja epiqendra
Aktualitet E Diel, 5 Qershor 2022 15:45
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 3.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e saj ka qenë 3 km në largësi të Durrësit dhe 30 km nga Tirana, dhe thellësia 10 km. Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Durrës e Kavajë.