Bie versioni i asfiksisë në sauna, Prokuroria e Kavajës: 4 viktimat s’kanë shenja dhune

Grupi hetimor i prokurorisë së Kavajës sqaron se 4 turistët rusë që humbën jetën në Qeret, dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës.

Gjetja e trupave të pajetë të katër turistëve rusë shton edhe më shumë misteret e kësaj ngjarje tragjike. Trupat e katër turistëve Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjec e vajzës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ndodhet në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë.

Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që në fillim javë të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes.

Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pajetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre.

SHKARKO APP