Bie zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës, nuk ka të lënduar
Një nga dhomat në Spitalin Rajonal të Shkodrës është përfshirë nga zjarri mëngjesine kësaj të shtunë.
Zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë, fatmirësisht pa të lënduar, vetëm dëme materiale
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.
Reagimi i Spitalit
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.
Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.
KOHA JONË SONDAZH

