Bien akuzat ndaj imamit shqiptar

Prokuroria e Genovas kërkon pushimin e çështjes për imamin shqiptar Enes Bledar Beshta, i cili akuzohej për propagandë të radikalizmit islamik. Sipas prokurorit të çështjes, nuk ka prova të mjaftueshme, që të vërtetojnë akuzat për propagandë të radikalizmit islamik, si edhe për bashkëpunimin me shtetasin maroken Mahmoud Jirad i arrestuar nga antiterrorizmi Italian, pak para se të nisej për të luftuar në Siri përkrah forcave të Isis.

Shqiptari Beshta, banues prej vitesh në Itali dhe Imami i xhamisë Al-Fajer të Genovas, sipas hetuesve italiane dyshohej se kishte një rol kryesor në aktivitetin terrorist të shtetasit sirian që përgatitej ti bashkohej grupit të Jabhat al- Nusra, në Siri.

Imami shqiptar që njihej me emrin “I dituri” per shkak të studimeve fetare të kryera në Siri, është administrues i faqeve online në Ëeb sit-in “forumiselefi.net” e “Rruga e Selefeve”, si dhe i disa portaleve në Shqipëri, të gjitha me doktrinë fetare salafite. Tashmë i takon Gjykatës të Genovas të pranoj ose jo kërkesën e Prokurorisë për mbylljen o jo të çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej verës së vitit 2014, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kosovare e boshnjake kanë ekzekutuar disa operacion e të rëndësishme si “Damasco”, “Balkan Connection”, “Van Damme” e “Martese”, që kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve ballkanikë , mes të cilëve dhe shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e propagandës terroriste të shtetit islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?