Bien akuzat për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Liridon Pula

Gjykata e Shkalles se Pare Durres ka pranuar sot kerkesen per pushimin e hetimeve ne ngarkim te ish drejtorit te kadastres Liridon Pula dhe Shefes se zyres Juridike Lusiena Kolaj ndaj precedimit penal 1976 te vitit 2019.

Lusiena Kolaj u ndalua ne 20 shtator 2019 , ishte gjykata e Apelit ajo qe i nxori veprimet e kryera nga ana e prokurorit Arjan Ndoji si te paligjshme dhe vendosi rikthimin e saj ne detyre duke e lene ne masen detyrim paraqitje.

Liridon Pula u la ne arrest me burg nga ana e gjyqtares Besjana Garxenaj duke mos u shqyrtuar asnje prove e fakt ne lidhje me ngjarjen ne fjale , mase te cilen e ndryshoi gjykata e Apelit Durres.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Liridon Pula dhe Lusiena Kolaj fituan betejen e tyre ndaj veprimeve te para hetimore ku ata ngriten zerin e tyre se veprimet e mara nga ana e prokurorise se Durresit ishin arbitrare dhe te kundraligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksojme se per ngjarjen reagoi kryeministri i vendit dhe zv kryeministri ishte prezent ne seancen e mases se sigurimit te bere ne 2019.

Vendimi per pushimin e hetimeve ndaj Liridon Pules dhe Lusiena Kolaj u dha sot ne oren 15.00 nga gjyqtar Rexhep Bekteshi.

Pushimi i hetimeve coi ne perfundimin se keta dy shtetas nuk kane kryer veper penale dhe nuk ka asnje fakt te shperdorimjt te detyres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?