Bien çmimet e naftës. Emiratet e Bashkuara Arabe po mbështesin rritjen e furnizimit
Çmimet e naftës janë ulur pasi Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbështesin rritjen e prodhimit. Nafta e papërpunuar Brent, një pikë referimi ndërkombëtare, ra me më shumë se 17% menjëherë pas deklaratës së Emirateve të Bashkuara Arabe, një anëtare e kartelit të fuqishëm të naftës Opec.
Në Shqipëri çmimi i naftës arriti maksimumin në 269 lekë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Rënia vjen pas disa javësh rritje çmimesh për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me naftë ruse të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) gjithashtu kohët e fundit ra dakord të japë 60 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike kombëtare, por kjo lëvizje nuk mjafton për t’iu përgjigjur rritjes së fundit të çmimeve. Agjencia tha të mërkurën se rezervat e naftës mund të shfrytëzohen nëse është nevoja.
KOHA JONË SONDAZH

