Bien eksportet, Instat: Deficiti tregtar i këtij muaji është rritur me 17.4%!
Sipas publikimit të fundit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme të mallrave, në muajin prill të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 miliardë lekë. Krahasuar me muajin mars të këtij viti, dallohet një rënie me 4.1 %
Në krahasim me muajin prill të vitit 2018, eksportet kanë pësuar një rënie të lehtë me 0.2 %
Përsa i përket mallrave të importuar, në prill arritën vlerën e 57 miliardë lekëve, duke pësuar një rritje me 8.4 % në krahasim me prillin e 2018- ës dhe me 1.6 % krahasuar me marsin e 2019-ës.
Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 miliardë lekë, duke u rritur me 17,4 % në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe me 7.3 % krahasuar me muajin mars 2019.
KOHA JONË SONDAZH

