Bien në greminë dy turistë gjermanë, dyshohet se ka humbur jetën njëri prej tyre
Aktualitet E Martë, 10 Maj 2022 13:52
Dy turistë gjermanë kishin rënë në një greminë në Valbonë, ndërsa eksploronin zonën. Dyshohet se një nga turistët ka humbur jetën, ndërsa mësohet se tjetri ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e turistit tjetër.
Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.