Tropojë, po vendosnin shtyllat e ndriçimit, 4 punonjës të Bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes një prej tyre, tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, ku katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës për vendosjen e shtyllave të ndriçimit.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, punonjësit kanë humbur ekuilibrin për shkak të peshës së saj dhe shtylla dyshohet se ka prekur telat elektrikë, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit.

Si pasojë e incidentit, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka humbur jetën, ndërsa tre punonjësit e tjerë, A.D., 40 vjeç, I.D., 47 vjeç dhe A.A., 21 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia deklaron se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave në bazë të planit të punës të miratuar nga Bashkia Tropojë më 4 shtator 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË
Tropojë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?