Bilanc i hidhur vdekjesh në Europë, por thuhet se ka nisur stabilizimi

Europa është plagë e Covid-19. Lufta me valën e dytë të pandemisë, vijon e ethshme në një kohë që rastet dhe vdekjet e konfirmuara prekin cdo ditë rekorde të reja. Me gjithë bilancin e hidhur të vdekjeve, autoritetet shëndetësore pohojnë se situtata pandemike ka filluar të stabilizohet.

Franca u bë vendi i parë europian që tejkaloi pragun e 2 milion infektimeve. Autoritetet e kanë cilësuar si brutale valën e dytë të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, thotë se sakrificat e popullit po shpërbleheshin. Vendi është në izolim 4 javor që prej 30 tetorit, dhe ekspertët nënvitojnë se piku i pandemisë ka kaluar tashmë.

Të gjitha bizneset, me përjashtim të supermerketeve dhe farmacive u mbyllën, punonjësit inkurajohen të punojnë nga shtëpia dhe banorët nuk lejohen të dalin përveçse arsyjeve të domosdoshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?