Bilanc tragjik/ Viktima e 6 brenda ditës nga Covid, vdes dhe një grua në Vlorë
Një grua e cila dyshohet se është e infektuar me koronavirus ka humbur jetën mesditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se gruaja e moshës 40 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është nisur nga Selenica dhe sapo është intubuar në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën.
Asaj i është bërë tamponi dhe nesër pritet të dalë përgjigja.
Gjatë paradites një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.
Zyrtarisht ministria e Shëndetësisë sot raporti 4 viktima.