Bilancet/ Sfida e policisë së Gjirokastrës, zonat malore dhe kanabisi i mbetur stok

Nëse 2016-a cilësohej një vit problematik për kultivimin e kanabisit në Qarkun e Gjirokastrës, 2017 duket se ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Sipas raportimeve zyrtare të policisë, në 2017-ën është reduktuar rreth 90% e sipërfaqes së mbjellë, ndërsa ulja e kultivimit të bimëve narkotike shkon në 100fish. Rezultatet kanë dalë gjatë takimit sensibilizues të organziuar ditën e sotme me pjesëmarrjen e task – forcës në Gjirokastër dhe praninë e Zv/Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme Aida Hajnaj.

Gjatë takimit u theksua nevoja e bashkëpunimit mes të gjitha palëve, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi qytetar, ndërsa u theksua se objektivi kryesor i këtij viti është dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Drejtoresha Hajnaj theksoi se tashmë ka nisur zbatimi i masave në terren dhe çdo punonjës policie do të mbajë përgjegjësi ligjore nëse në zonën që mbulon kultivohet kanabis.

2016 e rendiste Gjirokastrën në qarkun më problematik në kultivimin e kanabisit me një rritje prej 7.2 % në këtë qark, ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë ende 8.3% e rasteve të identifikuara nga policia ishin të pagoditura. 2017-a solli përmirësim të kësaj situate, por sfida e policisë mbeten zonat e thella malore të qarkut që vijojnë të cilësohen si zona risku, ndërsa nuk përjashtohen rastet e sasive të grumbulluara të kanabisit, të kultivuar një vit më parë, që ende nuk kanë mundur të hidhen në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?