BILANCI/ 3655 hektarë tokë ende nën ujë në Bashkinë e Shkodrës
Situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë shqetësuese. Bashkia Shkodër në bilancin e ditës së sotme bën me dije se 3655 hektarë tokë janë nën ujë.
Ende fshati Obot është i bllokuar pasi kalimi mundësohet vetëm me mjete të larta për shkak se niveli i ujit ka arritur në 130cm.
Në fshatrat Shirq dhë Darrgjat 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre dhe rruga vijon të jetë e bllokuar.
Njoftimi i plotë:
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 07.02.2021, paradite
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 07.02.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.79 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 6 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.05 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 15 cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3655 Ha
Tokë e pakultivuar 735 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 2625 Ha
Grurë 160 Ha
Bimë Dekorative 92 Ha
Pemtore 40 Ha
Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 130 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Rruga e Goricës është e bllokuar, ka prezencë uji rreth 25-30 cm.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
Grurë 45 Ha
Pemtore 35 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
Shtëpi të përmbytura 2.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.
Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 310 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 85 Ha
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm
121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Ka prezencë uji në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Ka prezencë uji 20 cm në rrugen Belaj – Pentar.
Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
Rruga në lagjen Mazia- fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulëta.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 70 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Të pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 200 Ha
Grurë 20 Ha
Nj.A. Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 135 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 355 Ha
Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton